Erdogan: Do vazhdojmë luftën kundër terroristëve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i38224-erdogan_do_vazhdojmë_luftën_kundër_terroristëve
Kryetari i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i është drejtuar popullit, pas sulmeve në Stamboll.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 11, 2016 16:15 Europe/Tirane
  • Erdogan: Do vazhdojmë luftën kundër terroristëve

Kryetari i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i është drejtuar popullit, pas sulmeve në Stamboll.

Ai përmendi se sulmi ka shkaktuar dhjetëra të lënduar dhe të vrarë, ndërsa shtoi po ashtu se Turqia do të veprojë si me rastin e puçit ushtarak, duke shprehur vendosmëri në gjetjen e personave përgjegjës të këtij sulmi terrorist. Sot në Stamboll është zhvilluar ceremonia e varrimit të 30 nëpunësve policorë dhe pjesëtarë të sigurisë të cilët humbën jetën në sulmin e mbrëmshëm terrorist. Në ceremoninë e varrimit ka marrë pjesë edhe Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Në dy shpërthime mbrëmjen e së shtunës në Stamboll, kanë mbetur të vrarë 38 persona dhe 166 të tjerë janë plagosur. Zyrtarët shtetëror të Turqisë thonë se provat e para të mbledhura pas atentatit të dyfishtë që goditi zemrën e Stambollit të shtunën në mbrëmje, lënë të mendohet se autorët janë separatistët kurdë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).