Papa kërkon zhdukjen e armëve bërthamore
Lideri i katolikëve të botës duke folur sot në prag të Ditën ndërkombëtare të paqes që është 1 janari 2017, deklaroi se armët bërthamore janë një kërcënim eminent për të gjithë njerëzimin, prandaj të gjitha shtetet dhe popujt duhet të mobilizohen për zhdukjen e këtyre armëve dhe për krijimin e një bote pa armë bërthamore.
Papa Francesko tha se gjatë shekullit të kaluar bota u masakrua nga dy luftëra çnjerëzore, prandaj në shekullin e ri të gjithë duhet të përpiqen të mënjanojnë rrezikun e një luftë të re botërore, që do të kishte rreziqe të paparashikueshme për të gjithë njerëzimin. Ndër të tjera, lideri i katolikëve të botës tha se asnjë fe nuk është terroriste, ndërsa ofezat dhe dhuna janë fyerje ndaj emrit të Zotit. Papa Francesko tha se dhuna e terrorizmi nuk kanë asgjë të përbashkët me fenë, sepse asnjë fe nuk është nxitëse e luftës.