Rusia shet teknologji anti-terroriste
Vladimir Putin, presidenti i Rusisë thotë se vendi i tij është i gatshëm që teknologjinë më të sofistikuar anti-terroriste të tij ta vendosë në dispozicion të vendeve të tjera të botës.
Kanali televiziv Press Tv njoftoi se Vladimir Putin, presidenti i Rusisë, të hënën në takimin e grupit për bashkëpunimeve ushtarake-teknike të Rusisë me vendet e huaja, deklaroi: "Ne jemi të gatshëm që teknologjinë më të sofistikuar anti-terroriste ta ofrojmë për klientët tanë duke përfshirë avionët luftarakë, sistemet e mbrojtjes ajrore, sistemet raketa hedhës dhe automjete të blinduara". Putin në vazhdim vuri në dukje rolin e madh të Rusisë në luftën kundër terroristëve dhe tha se një numër gjithnjë e më i madh i vendeve të botës po përballen me kërcënimet terroriste. Presidenti i Rusisë ka shtuar se terroristët në të gjithë botën kanë formuar grupe të mëdha të armatosura të përbëra nga ekspert të trajnuar dhe të pajisur me armatim të prodhuar në perëndim. Putin tha gjithashtu se Rusia me siguri se ndodhet në vendin e dytë në tregun e armatimit në botë dhe më përpara se Franca, Gjermania dhe Anglia dhe eksporti i armëve të Rusisë aktualisht kap vlerën 50 miliardë.