Hakerat sulmojnë mbi një miliardë llogari në Yahoo
https://parstoday.ir/sq/news/world-i38575-hakerat_sulmojnë_mbi_një_miliardë_llogari_në_yahoo
Kompania “Yahoo” ka njoftuar se në muajin gusht të vitit 2013 ka qenë cak i një sulmi masiv kibernetik duke thënë se mbi 1 milion profile të saj janë komprometuar.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 15, 2016 07:43 Europe/Tirane
  • Hakerat sulmojnë mbi një miliardë llogari në Yahoo

Kompania “Yahoo” ka njoftuar se në muajin gusht të vitit 2013 ka qenë cak i një sulmi masiv kibernetik duke thënë se mbi 1 milion profile të saj janë komprometuar.

Numri i llogarive të sulmuara është dy herë më i madh se sa në sulmin e parë që “Yahoo” e ka konfirmuar në muajin shtator. Kompania beson që incidenti i konfirmuar mbrëmjen e 14 dhjetorit me gjasë është ndryshe nga ai “Yahoo” e konfirmoi në shtator.  Yahoo thotë se sulmi mund të ketë marrë të dhëna si emrat, adresat e emaileve, numrat e telefonit, datat e lindjes, fjalëkalimet etj.. Megjithatë, të dhënat e kartelave të kreditit të klientëve të saj nuk besohet se janë prekur, njofton më tej kompania. Yahoo thotë se i ka njoftuar personat e prekur nga sulmi ndërsa ka ndërmarrë masa për sigurimin e profileve të tyre, duke kërkuar edhe prej përdoruesve që të ndryshojnë fjalëkalimet.