Rusia nuk e ka ndihmuar Trumpin të bëhet president
Zyrtarët rusë e kanë hedhur poshtë raportin e rrjetit NBC News, se zyrtarët e inteligjencës së Shteteve të Bashkuara konsiderojnë me “nivel të lartë të besueshmërisë”, se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ishte personalisht i involvuar në përpjekjet ruse për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale amerikane.
Duke i cituar dy zyrtarë të lartë, NBC News ka raportuar se inteligjenca e re “tregon se Putin personalisht ka udhëhequr se si materiali i hakerëve nga demokratët amerikanë të rridhte dhe të përdorej”. Raporti i rrjetit NBC News u bë në periudhën kur kundërthëniet për dëshminë e përzierjes së Rusisë janë shtuar, pas vlerësimit të agjencisë CIA, se synim i Moskës ishte për t’i ndihmuar kandidatit republikan, Donald Trump, për ta mundur demokraten, Hillary Clinton, në zgjedhjet e 8 nëntorit. Dmitry Peskov, zëdhënës i Putinit, u tha sot gazetarëve se Kremlini komsideron se raporti është “marri qesharake”, ka transmetuar agjencia shtetërore e lajmeve, RIA.“Marritë qesharake nuk mund të kenë bazë”, tha Peskov. Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka vlerësuar se raporti është “budallallëk”.