Sot zhvillohet mbledhja e KS të OKB rreth gjendjes në Alepo
https://parstoday.ir/sq/news/world-i38683-sot_zhvillohet_mbledhja_e_ks_të_okb_rreth_gjendjes_në_alepo
Mbledhja speciale e KS të OKB në lidhje me gjendjen në qytetin Alepo të Sirisë do të zhvillohet sot me kërkesë të Francës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 16, 2016 03:16 Europe/Tirane
  • Sot zhvillohet mbledhja e KS të OKB rreth gjendjes në Alepo

Mbledhja speciale e KS të OKB në lidhje me gjendjen në qytetin Alepo të Sirisë do të zhvillohet sot me kërkesë të Francës.

Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se kjo mbledhje  do të zhvillohet prapa dyerve të mbyllura për të diskutuar evakuimin e mijëra civilëve dhe për dërgimin e ndihmave humanitare në qytetin Alepo. Francua De Later, ambasadori i Francës në OKB, në një prononcim për gazetarë ka thënë se vendosje e vëzhguesve ndërkombëtarë të OKB për të vëzhguar operacionet e evakuimit të civilëve, është më i rëndësishëm se sa në çdo kohë tjetër. Stephan Oberman, shefi i operacioneve humanitare të OKB, të premten do të jap një raport për ambasadorët e 15 vendeve anëtare të KS të OKB. Ndërkohë Jan Egeland, këshilltari për çështje humanitare të OKB në Siri, pas mbledhjes së ditës së enjte të këtij organi të OKB, në një prononcim para gazetarëve ka thënë se Rusia në lidhje me mënyrën e transferimit të popullatës civile nga pjesa lindore e Alepos, ka theksuar se do ta vëzhgojë këtë proces. Ai ka shtuar se përveç Alepos, në 15 rajone rreth këtij qyteti ndodhen edhe 700 civilë të tjerë nën rrethim.