BE pajtohet për vazhdimin e sanksioneve kundër Rusisë
Liderët e vendeve anëtare të BE, në takimin ditës së enjte në Bruksel, janë pajtuar për vazhdimin edhe për 6 muaj të sanksioneve kundër Rusisë.
Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, vazhdimi i sanksioneve kundër Rusisë ka prekur sektorët e mbrojtjes, energjisë dhe financave të Rusisw. Sanksionet së pari u imponuan më 31 korrik të vitit 2014, pasi Rusia e aneksoi rajonin e Krimesë në Ukrainë dhe u ka dhënë mbështetje separatistëve në pjesën lindore të Ukrainës. Nga lufta ndërmjet forcave qeveritare dhe këtyre kryengritësve janë vrarë më se 9 mijë njerëz. Bashkimi Evropian ka njoftuar se i vazhdon sanksionet, pasi Marrëveshjet paqësore të Minskut, të cilat janë nënshkruar edhe nga Rusia, nuk do të mund të implementohen tërësisht deri në fund të vitit.