Kërkohet dënimi i kryerësve të krimeve të luftës në Siri
BE ka kërkuar dënimin e kryerësve të krimeve të luftës në Siri.
Sipas agjencisë së lajmeve Sputnik, liderët e BE-së gjatë një takimi në Bruksel kanë kërkuar që personat të cilët kanë kryer krime lufte dhe kanë shkelur ligjet ndërkombëtare të luftës, duhet të dënohen. BE derisa mbështetjen për rindërtimin e Sirisë e kushtëzon me tranzicionin politikë, qasje kjo të cilën perëndimorët që nga fillimi i krizës në Siri e kanë shprehur duke pretenduar në përmbysjen e qeverisë legjitime të presidentit Bashar Asad dhe mbështetjen e terroristëve në Siri. Siria që nga viti 2011 ka qenë arenë e luftës së përgjakshme të filluar nga terroristët t mbështetur nga SHBA, Arabia Saudite dhe disa vende tjera të rajonit dhe perëndimore.