Vendet e BE pranë marrëveshjes për emigrantët
Vendet anëtare e BE-së synojnë të arrijnë marrëveshjen për një sistem të ri mbi azilkërkuesit para mesit të vitit 2017. Kjo u arrit mes vendeve anëtare të BE-së në mbledhjen e Brukselit.
“Kjo ishte hera e parë që jemi dakorduar për një datë lidhur me një marrëveshje të synuar”, deklaroi, kryeministri suedez, Stefan Lôfven. Ai thotë se ky është një problem që Suedia e Gjermania e kanë trajtuar gjatë. Suedia ka prezantuar një ligj të rreptë, por të përkohshëm, ku parashihet zvogëlimi i numrit të azilkërkuesve. Qeveria suedeze shpreson që BE të ketë një sistem të gatshëm ku do të shpërndante azilkërkuesit në mënyrë të barabartë brenda vendeve anëtare të BE-së, transmeton RTK. Nëse vendet anëtare të BE-së arrijnë marrëveshjen mbi akte të ndryshme të që Komisioni i BE-së i ka paraqitur, ato do të zbatohen nga vendet anëtare.