Zotëri Senatori proteston ndaj "marrëzisë së mëngjesit" të Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i38914-zotëri_senatori_proteston_ndaj_marrëzisë_së_mëngjesit_të_trump
Senatori i shtetit Kentikat në Amerikë i cili është anëtar i komisionit të jashtëm të Senatit të këtij vendi, i ka quajtur "marrëzira dhe çmenduri" deklaratat e fundit të Presidentit të zgjedhur të Amerikës kundër Kinës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 18, 2016 04:38 Europe/Tirane
  • Zotëri Senatori proteston ndaj

Senatori i shtetit Kentikat në Amerikë i cili është anëtar i komisionit të jashtëm të Senatit të këtij vendi, i ka quajtur "marrëzira dhe çmenduri" deklaratat e fundit të Presidentit të zgjedhur të Amerikës kundër Kinës.

Faqja informative Parstoday njoftoi se pas lajmit për konfiskimin e një nëndetëse pa pasagjerë të Amerikës nga Kina në Detin Jugor të Kinës, Donald Trump ka reaguar ashpër dhe ka akuzuar Kinës për vjedhjen e nëndetëses hulumtues të Amerikës. Këto deklarata të Trump janë bërë shkak që senatori i Senatit të Amerikës të reagojë ashpër ndaj këtyre deklaratave të Donald Trump. Kris Morphy, senatori i shtetit Kentikat, ka ripublikuar mesazhin e Trump në Twitter dhe ka shkruar: "Kjo është çmenduri. Shtimi i krizës diplomatike me Kinën në ora 7:30 në mëngjesin e të shtunës nëpërmjet Twitterit. Edhe atë me gabime në drejtshkrim". Reagimi i këtij senatori amerikan është paraqitur nga ky aspekt që mesazhi i Trump në Twitter kundër Kinës është publikuar të shtunën në ora 07:30 në Amerikës dhe një prej fjalëve të përdorura në këtë mesazh ka gabim në drejtshkrim. Fjala "unprecedented" në kuptim "të paparë" është shkruar "unpresidented". Pas rreth 30 minutave të publikimit të këtij mesazhi në Twitter, ky mesazh është korrigjuar dhe përsëri është publikuar me të njëjtën përmbajtje.