Takimi i John Kerry me mbretin saudit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i38977-takimi_i_john_kerry_me_mbretin_saudit
Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit i cili po qëndron në Arabinë Saudite, sot është takuar me mbretin e këtij vendi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 18, 2016 11:29 Europe/Tirane
  • Takimi i John Kerry me mbretin saudit

Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit i cili po qëndron në Arabinë Saudite, sot është takuar me mbretin e këtij vendi.

Sipas agjencisë studentore iraniane të lajmeve ISNA, duke cituar burime nga agjencia e lajmeve Associated Press, John Kerry, sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit, sot është takuar me mbretin saudit Selman ben Abdulaziz në Riad, kryeqytetin e Arabisë Saudite. Agjencia shtetërore saudite e lajmeve Saudi Press, ka njoftuar se të dyja palët kanë diskutuar mbi çështje rajonale dhe ndërkombëtare. Departamenti Amerikan i Shtetit më parë kishte njoftuar për vizitën e Kerry në Arabinë Saudite, për të diskutuar në lidhje me luftën në Jemen dhe përpjekjet e tij për zhvillimin e bisedimeve për zgjidhjen e krizës në Jemen. Koalicioni ushtarak arab me  në krye Arabinë Saudite ka filluar sulmet kundër Jemenit në mars të vitit 2015, duke bombarduar nga ajri civilët, përderisa administrata e Barak Obamës ka vazhduar shitjen e armëve Arabisë Saudite.