Arrestohen 184 refugjatë në Turqi
Dhjetor 18, 2016 16:30 Europe/Tirane
Policia turke ka arrestuar 184 emigrantë klandestinë në provincat Chanakale dhe Burdur në jugperëndim të vendit.
Policia turke ka arrestuar 15 refugjatë afganë dhe 19 refugjatë sirianë në rajonin Bajramik dhe thuhet se këta persona synonin të kalonin ilegalisht në ishullin grek Lesbos. Gjithashtu 150 refugjatë të tjerë shtetas të Afganistanit, Pakistanit, Bangladeshit, Sirisë dhe Somalisë janë arrestuar në rajonin Chavdir në provincën Burdur. Mes refugjatëve të arrestuar ndodhen edhe dhjetëra gra dhe fëmijë.
Tags