Rusia kundër dërgimit të inspektorëve ndërkombëtarë në Alepo
Përfaqësuesi i Rusisë në OKB ka deklaruar se vendi i tij do të përdorë të drejtën e vetos kundër propozimit të Francës në KS të OKB për dërgimin e inspektorëve ndërkombëtarë në Alepo të Sirisë.
Vitali Çurkin tha se projektrezoluta e propozuar nga Franca për vendosjen e paqeruajtësve ndërkombëtarë në Alepo është i rrezikshëm dhe i papranueshëm dhe për këtë arsye Rusia nuk do të mbështesë këtë rezolutë. Çurkin vuri në dukje se një plan i tillë është i parealizueshëm. Këshilli i Sigurimit i OKB do të vë në votim propozimin e Francës për dërgimin e vëzhguesve ndërkombëtarë për të mbikëqyrë evakuimin e civilëve nga pjesa lindore e Alepos. Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se KS i OKB sot pavarësisht kundërshtimit të Rusisë, do të vë në votim propozimin e Francës për dërgimin e vëzhguesve ndërkombëtare për të mbikëqyrur procesin e evakuimit të civilëve nga pjesa lindore e Alepos. Nuk janë publikuar më shumë detaje në lidhje me këtë çështje. Mirëpo sipas Francois De Later, ambasadori i Francës në OKB, mësohet se Parisi dhe Berlini kanë projektuar planin i cili përcakton kushtet për largimin e civilëve nga Alepo dhe për dërgimin e ndihmave humanitare. Plani i propozuar nga Franca gjithashtu mund ta përfshijë edhe iniciativën e BE në mbështetje ndaj mbikëqyrësve të OKB. Që nga koha e nisjes së krizës në Siri në vitin 2011 e deri më sot Rusia ka përdorur 6 herë të drejtën e vetos kundër rezolutave që janë hartuar kundër Sirisë. Alepo është qyteti ku prej ditësh janë zhvilluar luftime të ashpra mes ushtrisë siriane dhe grupeve terroriste.