Ambasada e SHBA në Turqi bllokohet pas "incidentit të sigurisë"
https://parstoday.ir/sq/news/world-i39139-ambasada_e_shba_në_turqi_bllokohet_pas_incidentit_të_sigurisë
SHBA ka bllokuar ambasadën e saj në Ankara, pas vrasjes së ambasadorit rus në Turqi në një galeri të arteve.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 19, 2016 22:34 Europe/Tirane
  • Ambasada e SHBA në Turqi bllokohet pas

SHBA ka bllokuar ambasadën e saj në Ankara, pas vrasjes së ambasadorit rus në Turqi në një galeri të arteve.

Të hënën në mbrëmje, DASH i këshilloi të gjithë qytetarët për të shmangur zonën pas raportimit për disa të shtëna në afërsi të ambasadës. Ky alarm erdhi vetëm disa momente pas vrasjes së Andrey Karlov, ambasador i Rusisë në Turqi. Moska e ka përshkruar sulmin si një "akt terrorist". DASH e ka cilësuar këtë situatë si tejet të rëndë, ku selia e ambasadës amerikane në Ankara gjendet vetëm afërsisht 3 km larg nga galeria e arteve ku ndodhi incidenti. "Të gjithë qytetarët amerikanë duhet të shmangin zonën pranë kompleksit të ambasadës deri në një njoftim të mëtejshëm", thuhet në një deklaratë të DASH.