Siria, objekt përballjeje mes Rusisë dhe BE-së
Me përshkallëzimin e krizës në Alepo, janë shtuar akoma më shumë tensionet mes Rusisë dhe BE-së për shkak të situatës në Siri.
Zv/ministri i jashtëm i Rusisë ka deklaruar se Evropa duhet të qartësojë qëndrimin e saj se është pro terroristëve apo kërkon zgjidhjen politike të krizës në Siri. Aleksi Meshkov shtoi se BE deri tani nuk ka luajtur rol efikas në zgjidhjen politike të krizës në Siri mirëpo Moska vazhdon të theksojë se është e gatshme për të bashkëpunuar me palët e tjera për të gjetur një zgjidhje për Sirinë. Duke reaguar ndaj kësaj deklarate, shefja e diplomacisë evropiane Federika Mogherini deklaroi se Brukseli i cilëson të papranueshme veprimet e Rusisë në qytetin Alepo mirëpo është i mendimit se duhet krijuar një kanal komunikimi politik me Rusinë lidhur me çështjen e Sirisë dhe për çështje të tjera. Ditë më parë Bashkimi Evropian me pretekste të ndryshme i ka vazhduar sanksionet kundër Rusisë edhe për gjashtë muaj. Këto sanksione i janë imponuar Moskës në përgjigje ndaj ndërhyrjes së Rusisë në Ukrainë. Sanksionet së pari u imponuan më 31 korrik të vitit 2014, pasi Rusia e aneksoi rajonin e Krimesë në Ukrainë dhe u ka dhënë mbështetje separatistëve në pjesën lindore të Ukrainës. Nga lufta ndërmjet forcave qeveritare dhe këtyre kryengritësve janë vrarë më se 9 mijë njerëz. Bashkimi Evropian ka njoftuar sot se i vazhdon sanksionet, pasi Marrëveshjet paqësore të Minskut, të cilat janë nënshkruar edhe nga Rusia, nuk do të mund të implementohen tërësisht deri në fund të vitit. Kjo zgjatje e sanksioneve ishte në linjë me marrëveshjen e arritur ndërmjet ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së në Bruksel, më 18 dhjetor. Sanksionet kanë të bëjnë me sistemin financiar, energjetik dhe të mbrojtjes. Sanksione janë imponuar edhe kundër individëve të veçantë të ndërlidhur me aneksimin e Krimesë dhe me konfliktin në pjesën lindore të Ukrainës. Për disa vite Ameirka së bashku me BE-në dhe disa vende arabe kanë krijuar koalicionit ndërkombëtar anti-terrorizëm i cili nuk ka dhënë asnjë rezultat. Ky koalicion ka nisur operacionet kundër Sirisë pa lejen e qeverisë siriane dhe përkundrazi ka ndërmarrë veprimet për rrëzimin e qeverisë legjitime të Bashar Asad. Nga ana tjetër Rusia me ftesë zyrtare të qeverisë së Damaskut është duke luftuar terroristët dhe duke u ardhur në ndihmë civilëve. Mirëpo Amerika dhe Evropa akuzojnë Rusinë dhe qeverinë e Sirisë për gjoja shkeljen e të drejtave të njeriut. Mirëpo me çlirimin e qytetit Alepo, populli sirian e ka kuptuar qartë se koalicionit perëndimoro-arab nuk i vjen në ndihmë qeverisë dhe popullit sirian në luftën kundër terroristëve dhe për këtë kanë mbështetur në masë të madhe qeverinë e Sirisë në luftën kundër terrorizmit.