Berlin, një kamion sulmon tregun e krishtlindjeve dhe vret 12 persona
https://parstoday.ir/sq/news/world-i39172-berlin_një_kamion_sulmon_tregun_e_krishtlindjeve_dhe_vret_12_persona
Së paku 12 persona janë vrarë dhe rreth 50 të tjerë janë plagosur, pasi një kamion është futur në një treg të krishtlindjeve, në qendër të Berlinit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 20, 2016 04:08 Europe/Tirane
  • Berlin, një kamion sulmon tregun e krishtlindjeve dhe vret 12 persona

Së paku 12 persona janë vrarë dhe rreth 50 të tjerë janë plagosur, pasi një kamion është futur në një treg të krishtlindjeve, në qendër të Berlinit.

Mediet gjermane kanë njoftuar se shoferi i kamionit ishte një shtetas polak 37 vjeçar i cili transportonte një ngarkesë hekuri nga Italia në Berlin. Pamjet televizive nga vendi i ngjarjes tregojnë njerëz të shtrirë në tokë dhe tezga të rrëzuara. Policia gjermane ka arrestuar personin e dyshuar për këtë sulm në një zonë 2 km larg vendit të ngjarjes. Autoritetit policore kanë thënë se dyshohet se kamioni është përplasur qëllimisht për turmën. "Jemi duke hetuar nëse bëhet fjalë për sulm terrorist, por ende nuk e dimë", tha një zëdhënës i policisë për agjencinë e lajmeve AFP. Steffen Seibert, zëdhënës i kancelares gjermane, Angela Merkel, ka reaguar në Twitter, duke thënë: "Jemi në zi për të vdekurit. Shpresojmë që të plagosurit të shpëtojnë". Ndërkohë presidenti i Gjermanisë, Joachim Gauck ka deklaruar: "Një mbrëmje e tmerrshme për Berlinin dhe për vendin tonë", tha përmes një deklarate presidenti i Gjermanisë, Joachim Gauck. Gazeta amerikane "Washington Times" ka shkruar se grupi terrorist ISIS ka marrë përgjegjësinë për sulmin e kryer në tregun e krishtlindjeve në Berlin.