Inspektorët rusë arrijnë në Turqi
Ministri i punëve të jashtme të Rusisë ka njoftuar për arritjen e inspektorëve të Rusisë në Turqi.
Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se Sergei Lavrov, ministri i punëve të jashtme të Rusisë, në fillim të takimit trepalësh Moskë-Ankara-Teheran në lidhje me krizën në Siri i cili po zhvillohet në Moskë, ka deklaruar se inspektorët e Rusisë me qëllim të ndihmojnë hetimet në lidhje me vrasjen e Andrei Karlon, ambasadorin e Rusisë në Turqi, ka shkuar në këtë Ankara. Ministri i jashtëm i Rusisë ka shtuar se presidentët e Rusisë dhe të Turqisë kanë rënë dakord që inspektorët rusë të marrin pjesë në procesin e hetimeve të autoriteteve turke në lidhje me vrasjen e ambasadorit të Rusisë.
Ndërkohë Mevlut Çaushoglu, ministri i punëve të jashtme të Turqisë, në takimin trepalësh të Moskës, ka deklaruar se për ta kujtuar ambasadorin të vrarë në Ankara, emrin e rrugës në të cilën ndodhet ambasada ruse në Ankara do ta ndërrojë në Karlov.
Vlen të theksohet se ministrat e punëve të jashtme të Rusisë, Republikës Islamike të Iranit dhe të Turqisë janë duke zhvilluar takime në Moskë në lidhje me krizën në Siri.