Amano zgjidhet edhe për një mandat tjetër në krye të ANEA
Dhjetor 21, 2016 17:54 Europe/Tirane
Rivali kryesor i Jokia Amanos për postin e drejtorit të përgjithshëm të ANEA, hoqi dorë nga gara nga ky post për t’i hapur rrugën diplomatit 69 vjeçar japonez për një mandat tjetër në krye të ANEA.
Që prej vitit 2009 Jokia Amano ndodhet në krye të organizimit më të rëndësishëm ndërkombëtar përsa i përket aktiviteteve bërthamore. Një diplomat perëndimor i cili kërkoi të mbetet anonim, i tha agjencisë Reuters se Rafael Grosi, diplomat i vjetër argjentinas, hoqi dorë nga gara për postin e kryetarit të ANEA dhe aktualisht për këtë post Jokia Amano nuk ka asnjë rival.
Tags