Vriten 14 ushtarë turq në Siri
(last modified Thu, 22 Dec 2016 17:13:40 GMT )
Dhjetor 22, 2016 18:13 Europe/Tirane
  • Vriten 14 ushtarë turq në Siri

Katërmbëdhjetë ushtarë turq janë vrarë në luftime të ashpra kundër grupit terrorist ISIS në Siri. Ushtria turke tha se përleshjet kanë ndodhur në qytetin al-Bab në veri të Sirisë.

Ushtria turke po ashtu tha se 33 pjesëtarë të saj janë plagosur. Kjo është humbja më e madhe ushtarake e Turqisë në një ditë të vetme, prejse ka nisur operacionin në Siri në muajin gusht. Ushtria turke tha se 138 luftëtarë të ISIS janë vrarë në luftime, por kjo shifër nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur.

 

 

Tags