Shtohen tensionet në lindje të Ukrainës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i39514-shtohen_tensionet_në_lindje_të_ukrainës
OSBE ka njoftuar se në lindje të Ukrainës janë shtuar shumë tensionet dhe konfliktet.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 23, 2016 06:49 Europe/Tirane
  • Shtohen tensionet në lindje të Ukrainës

OSBE ka njoftuar se në lindje të Ukrainës janë shtuar shumë tensionet dhe konfliktet.

Aleksandër Hag, zëvendës i OSBE tha se brenda javës së kaluar armëpushimi në lindje të Ukrainës është shkelur 75 herë më shumë sesa një javë më parë. Sipas tij përdorimi i armëve të rënda që në marrëveshjen e Minskut të vitit 2015 është e ndaluar, është shtuar tej mase.  Javën e kaluar OSBE njoftoi se në lindje të Ukrainës janë regjistruar 985 raste të përdorimit të raketave, tankeve, predhave dhe bombave të ndryshme ndërkohë që një javë më parë janë regjistruar 242 raste të tilla. Ditën e dielë nga përleshjet në lindje të Ukrainës janë vrarë 10 ushtarake ukrainas.