Putin uron presidentin sirian Bashar Asad për fitoren në Alepo
https://parstoday.ir/sq/news/world-i39595-putin_uron_presidentin_sirian_bashar_asad_për_fitoren_në_alepo
Vladimir Putin president i Rusisë në një bisedë telefonike me homologun e tij sirian Bashar Asad, e ka uruar atë për çlirimin e qytetit Alepo dhe tha se puna duhet përqendruar në përpjekjet për zgjidhjen e krizës siriane.
(last modified 2026-04-18T19:53:30+00:00 )
Dhjetor 24, 2016 03:03 Europe/Tirane
  • Putin uron presidentin sirian Bashar Asad për fitoren në Alepo

Vladimir Putin president i Rusisë në një bisedë telefonike me homologun e tij sirian Bashar Asad, e ka uruar atë për çlirimin e qytetit Alepo dhe tha se puna duhet përqendruar në përpjekjet për zgjidhjen e krizës siriane.

Sipas një njoftimi të kanalit Press Tv, Vladimir Putin çlirimin e qytetit Alepo e cilësoi një hap të rëndësishëm për stabilizimin e Sirisë dhe shpresoi që hapi tjetër të jetë vendosja e armëpushimit ën të gjithë Sirinë. Më herët të dy presidentët kanë mbajtur një bisedë telefonike në muajin mars. Në një konferencë për shtyp me rastin e fund vitit, presidenti Vladimir Putin tha se qyteti Alepo nuk mund të pastrohej pa ndihmën e Rusisë, Iranit, Turqisë dhe vullnetit të mirë të presidentit Bashar Asad. Rusia, Irani Turqia dhe Siria kanë rënë dakord për të marrë pjesë në bisedimet e paqes në Siri të cilat do të mbahen në kryeqytetin e Kazakistanit, ka thënë në fjalën e tij presidenti Putin.