Paralajmërime mbi deklaratat e Trump në çështjen bërthamore
Dhjetor 24, 2016 11:12 Europe/Tirane
Një prej anëtarëve të Kongresit amerikan, deklaratën e Donald Trump për prodhimin e armëve atomike e ka quajtur kërcënim për të gjithë.
Eliot Enxhil, një prej anëtarëve të komitetit për marrëdhëniet me jashtë në Kongresin amerikan tha se deklarata e Trump për përforcimin e kapacitetit bërthamor të Amerikës, përbën rrezik për të gjithë. Historia ka treguar se përpjekjet e çdo vendi për të zgjeruar kapacitetin bërthamor, kanë dëmtuar paqen dhe kanë shtuar garën e armatimeve. Trump në faqen e tij në Twitter është shprehur për shtimin e kapacitetit bërthamor të Amerikës, ndërsa sa përket garës së armatimeve, presidenti amerikan ka thënë se Amerika del fituese.
Tags