Putin: Islami nuk ka lidhje me terrorizmin
Presidenti i Rusisë pasi ka nxjerrë urdhrin që ndalon mediat që të përdorin termin “Shteti Islamik” për grupin terrorist ISIS, ka thënë: Ne sugjerojmë që fjalët Islam dhe Terrorizëm të mos përdoren njëkohësisht.
Në një konferencë për shtyp të mbajtur në Moskë, presidenti rus Vladimir Putin në përgjigje të pyetjes së gazetarit të gazetës Kaukaz th: Terrori dhe terrorizmi nuk kanë aspak lidhje me islamin. Në vitin 2014, Shamsail Saraliev deputet i Çeçenisë në parlamentin rus kishte propozuar që termat “ terroristët islamikë” dhe “ paramilitarët islamikë” të mos përdoren. Grupi terrorist takfirist ISIS që në fillim të shfaqjes së tij si emër për veten e tij ka zgjedhur “ Shteti Islamik i Shamit dhe Irakut”, mirëpo ky është një grup terrorist që aktivitetin e tij e ka nisur në vitin 2006 në Irak dhe në Siri dhe aktivitet e tij në shumë vende të botës mes tyre Rusia janë të ndaluara.