Rusia kritikon SHBA për sanksionet e reja ndaj Rusisë dhe Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i39673-rusia_kritikon_shba_për_sanksionet_e_reja_ndaj_rusisë_dhe_sirisë
Ministria ruse e Punëve të Jashtme kritikoi sot sanksionet e reja të SHBA-së kundër Rusisë dhe Sirisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 24, 2016 16:30 Europe/Tirane
  • Rusia kritikon SHBA për sanksionet e reja ndaj Rusisë dhe Sirisë

Ministria ruse e Punëve të Jashtme kritikoi sot sanksionet e reja të SHBA-së kundër Rusisë dhe Sirisë.

“Ky zgjerim i sanksioneve amerikane kundër Rusisë (…), në një moment që sulmet e përgjakshme në Ankara dhe Berlin duhet të bashkojnë njerëzit e arsyeshëm në rezistencën e tyre ndaj kërcënimit terrorist, dëshmon për një humbje të plotë nga Uashingtoni të sensit të realitetit”, thuhet në një komunikatë të Ministrisë. “SHBA përpiqet kështu të na ndëshkojë për mbështetjen e qeverisë siriane në luftën kundër terrorizmit që kërcënon jo vetëm këtë vend, por të gjithë botën”, shton kjo ministri. SHBA njoftoi dje se ka vendosur në listën e saj të zezë ekonomike gjashtë ministra siriane dhe përgjegjës të bankës ruse “Tempbank” për rolin e tyre të dyshuar për dhunën e kryer nga regjimi i presidentit Bashar Asad.