Ushtria siriane pas çlirimin të Alepos, avancon drejt Homsit
Forcat e qeveritare kanë arritur të zmbrapsin terroristët e ISIS nga disa rajone strategjike në provincën e Homsit në qendër të këtij vendi.
Kanali televiziv Pres Tv njoftoi se forcat e ushtrisë së Sirisë të shtunën kanë arritur të dëbojnë terroristët e ISIS lartësitë Kube dhe nga zonat rreth tyre në periferi të qytetit Homs dhe kanë marrë nën kontroll këtë rajon. Sipas burimeve ushtarake, gjatë këtij operacioni janë vrarë mbi 40 terroristë. Ushtria e Sirisë gjithashtu ka asgjësuar sulmin e terroristëve në rajonin Xhebu Xharrah 75 km në lindje të qytetit Homs. Sipas këtyre burimeve, në këtë sulm janë vrarë 20 terroristë takfirist në mesin e tyre edhe Abu Bekr Halfaja, një prej krerëve të terroristëve, si dhe janë shkatërruar pajisjet dhe armët e terroristëve. Sulmi i terroristëve të ISIS ndaj aeroportit ushtarak T.4 në juglindje të provincës Homs, gjithashtu është asgjësuar nga ushtria siriane.