Një qytetarë amerikan arrestohen me akuzë se ka kërcënuar Donald Trump
Mediet amerikane kanë njoftuar për arrestimin e një qytetari të këtij vendi me akuzë të publikimit të mesazheve kërcënuese kundër presidentit të zgjedhur të këtij vendi në rrjet social.
Kanali televiziv ABC News njoftoi se një qytetar amerikan në Florida është arrestuar me akuzë të publikimit të mesazheve kërcënuese kundër Donald Trump, presidentit të zgjedhur të Amerikës në faqen e tij në Facebook. Kevin Keit Kroun 59 vjeçar në faqen e tij në Facebook ka publikuar një fotografi të Donald Trump dhe nën atë ka shkruar: "Jam i gëzuar që Obama nuk na ka marrë të gjitha armët tona. Tani kam gjet një rast të mirë për përdorimin e tyre". Ai në një postim tjetër ka shkruar: "Trump nuk është presidenti i im. Ai është armik i vendit". Ky qytetar i shtetit Florida gjithashtu ka publikuar një postim tjetër nga një snajperist dhe ka thënë se Trump nuk do të ketë kohë shumë të gjatë.