Erdogan dhe Turqia, në udhëkryq strategjik
Editorial nga dr. Reza Seraxh
Ëndrra e neo-osmanizmit dhe e kthimit të Turqisë në një fuqi rajonale e shtyu Erdoganin drejt pjesëmarrjes në luftërat e deleguara (Proxy). Ky gabim në përllogaritje e ka çuar Turqinë në një situatë krize. Por cilat janë opsionet që ndodhen aktualisht para Erdoganit? Pas çlirimit të Alepos dhe konsolidimit të pozitës së Bashar Asadit, Erdogan nuk sheh interes në vazhdimin e luftës së deleguar dhe në ndjekjen e boshtit perëndim-arab-izrael. Vazhdimi i kësaj politike e minon rolin rajonal të Turqisë, i nxit edhe më shumë kurdët kundër Ankarasë dhe rrezikon seriozisht integritetin territorial të Turqisë. Nga ana tjetër, kthesa politike e Turqisë dhe animi nga Rusia dhe Irani, megjithëse e ruan rolin e rëndësishëm rajonal të Turqisë, e përball këtë vend me një krizë me boshtin perëndim-arab-izrael. Në këtë kuadër, Erdogan duhet të presë shtimin e sulmeve terroriste të takfiristëve, përballjen ushtarake me ISIS-in dhe aktivizimin e qarqeve pro-perëndimore në brendësi të Turqisë. Në krijimin e fenomenit të refugjatëve të luftës dhe në përpjekjet për të shfrytëzuar çështjen e refugjatëve për përshpejtimin e anëtarësimit të Turqisë në BE, Erdogan dështoi plotësisht. Tashmë, Turqia është dëbuar nga Europa dhe është larguar nga rajoni. Problemet e brendshme dhe të jashtme të Turqisë, jo vetëm që nuk mund të zgjidhen me opsione të dyfishta, por mund të komplikohen edhe më shumë. Ankaraja ndodhet në udhëkryq strategjik dhe nuk mund të zgjedhë prerazi njërin prej opsioneve që ka përpara. Erdogan dhe Turqia do të vazhdojnë të paguajnë edhe më shumë për gabimet e tyre.