Publikohen shkaqet e rrëzimit të avionit rus në Detin e Zi
Ministri i transportit të Rusisë ka deklaruar se shkaqet e rrëzimit të avionit Topolov 154 të Ministrisë së Mbrojtjes së këtij vend, kanë qenë problemet teknike ose gabimi i ekipit fluturues.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Maksim Sokolov, ministri i transportit të Rusisë, deklaroi se ky avion është rrëzuar për shkak të problemeve teknike ose për shkak të gabimit të stafit drejtues të fluturimit. Komisioni special për hetimin e shkaqeve të rrëzimit të këtij avioni të hënën ka deklaruar se me gjithë konfirmimin e shkaqeve të rrëzimit të avionit Topolov 154, komisioni për hetim i prokurorisë së Rusisë është duke shqyrtuar të gjitha të dhënat të mbledhura në lidhje me këtë ngjarje.
Ky komision gjithashtu ka deklaruar se aktualisht 350 persona duke përfshirë edhe 135 zhytës me dhjetëra anije dhe nëndetëse janë duke kryer operacionin e zbulimit për të gjetur pjesë të mbetura nga avioni dhe trupat e pajetë të pasagjerëve.
Vlen të theksohet se avioni rus Topolov 154 u rrëzua të dielën pas ngritjes nga aeroporti i Suçi.
Vladimir Putin, presidenti i Rusisë, sot e ka shpallur ditë zie publike për të nderuar viktimat e rreëzimit të këtij avioni.