Alarm i rremë, evakuohen pasagjerët në stacionin e trenit në Moskë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i39868-alarm_i_rremë_evakuohen_pasagjerët_në_stacionin_e_trenit_në_moskë
Një alarm serioz për bombë në Moskë ka bërë që më shumë se 3.000 pasagjerë dhe pjesëtarë të stafit të stacionit të trenit të evakuohen menjëherë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 26, 2016 14:44 Europe/Tirane
  • Alarm i rremë, evakuohen pasagjerët në stacionin e trenit në Moskë

Një alarm serioz për bombë në Moskë ka bërë që më shumë se 3.000 pasagjerë dhe pjesëtarë të stafit të stacionit të trenit të evakuohen menjëherë.

Sipas mediave ruse, ishin telefonatat paralajmëruese për shpërthime ato që mobilizuan menjëherë autoritetet për marrjen e masave. Policia pritet të kryeje kontrollet për lëndë eksplozive në stacionet hekurudhore Kazanski, Leningradski dhe Jaroslavski. Megjithatë, mediat ruse raportojnë se ky alarm doli të jetë i rrejshëm. Policia ruse bën të ditur se nuk është gjetur asnjë bombë në stacionin hekurudhor në Moskë në të cilin më herët ishin evakuaur njerëzit pas paralajmërimeve për bombë.