Konfliktet në Ukrainë u marrin jetën 450 ushtarakëve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i39913-konfliktet_në_ukrainë_u_marrin_jetën_450_ushtarakëve
Forcat e armatosura të Ukrainës njoftuan se përgjatë vitit 2016 nga konfliktet në lindje të këtij vendi dhe kryesisht në rajonin Dumbas kanë humbur jetën 450 ushtarakë ukrainas.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 27, 2016 03:03 Europe/Tirane
  • Konfliktet në Ukrainë u marrin jetën 450 ushtarakëve

Forcat e armatosura të Ukrainës njoftuan se përgjatë vitit 2016 nga konfliktet në lindje të këtij vendi dhe kryesisht në rajonin Dumbas kanë humbur jetën 450 ushtarakë ukrainas.

Sipas një njoftimi të agjencisë Sputnik të lajmeve, rajoni Dunbas përballet me konflikte të armatosura që prej vitit 2014. Në këtë rajon forcat e ushtrisë së Ukrainës luftojnë kundër forcave kundërshtare të qeverisë. Në shkurt të vitit 2015, përfaqësues të qeverisë së Ukrainës, Rusisë, Francës dhe Gjermanisë filluan në negociatat në Minsk për arritjen e një kompromisi për armëpushim. Me anë të kësaj marrëveshjeje u ra dakord për nxjerrjen e armatimeve nga lindja e Ukrainës, shkëmbimin e të burgosurve dhe reformat në kushtetutë. Me gjithë vendosjen e armëpushimit, herë pas here në lindje të Ukrainës janë regjistruar përleshje me armë zjarri ku palët akuzojnë njëra tjetrën për shkeljen e zotimeve dhe të armëpushimit.