Ministria e jashtme e Rusisë kritikon Amerikën
https://parstoday.ir/sq/news/world-i39967-ministria_e_jashtme_e_rusisë_kritikon_amerikën
Qeveria ruse ka kritikuar Amerikën se dërgimi i armatimeve amerikane për aleatët e Amerikës në Siri, përbën kërcënim serioz për ushtrinë ruse.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Dhjetor 27, 2016 07:52 Europe/Tirane
  • Ministria e jashtme e Rusisë kritikon Amerikën

Qeveria ruse ka kritikuar Amerikën se dërgimi i armatimeve amerikane për aleatët e Amerikës në Siri, përbën kërcënim serioz për ushtrinë ruse.

Në deklaratën e lëshuar nga ministria e jashtme e Rusisë thuhet se Amerika duke plotësuar nevojat për armatime të aleatëve të saj në Siri, po dëmton rëndë përpjekjet diplomatike për zgjidhjen e krizës siriane. Barak Obama më 8 dhjetor ka anuluar ligjin që mundësonte kontrollin e eksportit të armëve amerikane. Ky ligj ndalonte eksportin e armatimeve amerikane për ato vende të cilat nuk kanë bashkëpunim të plotë me Amerikën në luftën kundër terrorizmit. Ndërkohë ministria e jashtme e Rusisë në deklaratën e saj ka thënë se vendimi i ri i presidentit amerikan rrezikon seriozisht forcat ajrore të Rusisë dhe forcat e tjera ushtarake të Rusisë si dhe ambasadën ruse në Siri dhe për këtë Rusia këtë vendim e konsideron akt kundër Moskës.