Kina mirëpret negociatat për paqe në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/world-i39976-kina_mirëpret_negociatat_për_paqe_në_siri
Kina ka deklaruar se mbështet negociatat politike për krizën në Siri dhe konsideron se negociatat janë e vetmja rrugë praktike për zgjidhjen e krizës në Siri.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 27, 2016 10:09 Europe/Tirane
  • Kina mirëpret negociatat për paqe në Siri

Kina ka deklaruar se mbështet negociatat politike për krizën në Siri dhe konsideron se negociatat janë e vetmja rrugë praktike për zgjidhjen e krizës në Siri.

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se Hva Çuning, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, sot në një konferencë për shtyp ka deklaruar: "Kina mbështet organizimin e negociatave për zgjidhjen e krizës në Siri që pritet të zhvillohen në Astana, kryeqytetin e Kazakistanit".

Ajo shtoi: "Pekini mbështet të gjitha përpjekjet që mund të rezultojnë me rifillimin e negociatave për paqe në Siri në kohën sa më të shpejtë".

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës njëkohësisht me këtë ka theksuar se në rrethanat aktuale çështja më e rëndësishme e cila duhet të vendoset në qendër të diskutimeve, është arritja e një armëpushimi gjithëpërfshirës që garanton zgjidhjen politike të krizës në Siri.