Qipro mund të organizojë referendum
Kryetari i pjesës turke të Qipros ka deklaruar se nëse negociatat do të vazhdojnë ashtu siç është parashikuar, ekziston mundësia që në verën e vitit 2017 të organizohet referendumi në lidhje me çështjen e Qipros.
Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se Mustafa Akinçi, kryetari i pjesës turke të Qipros, të martën ka deklaruar se në negociatat e ardhshme do të zgjidhen mbi 100 çështje. Ndërkohë Nikos Anastasias, presidenti i Qipros dhe Mostafa Akinçi pas dështimit të negociatave që u zhvilluan nën mbikëqyrjen e OKB më 22 nëntor në Zvicër, nën presidentin e Bashkësisë Ndërkombëtare kanë pranuar të rifillojnë këto negociata. Të dy palët do të takohen me njëri-tjetrin më 12 janar 2017 para një konference e cila do të zhvillohet me praninë e Greqisë, Turqisë dhe Anglisë.