Britania i detyrohet BE-së mbi 1 trilion paund
https://parstoday.ir/sq/news/world-i40153-britania_i_detyrohet_be_së_mbi_1_trilion_paund
Instituti studimor “Global Britain” bëri të ditur se Britania i detyrohet BE-së mbi 1 trilion paund.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 28, 2016 17:41 Europe/Tirane
  • Britania i detyrohet BE-së mbi 1 trilion paund

Instituti studimor “Global Britain” bëri të ditur se Britania i detyrohet BE-së mbi 1 trilion paund.

Raporti i këtij instituti citohet nga gazeta angleze Express, e cila shkruan se Britani i detyrohet BE-së një shumë prej 1,1 trilion paund si kontribuuesi i dytë i buxhetit të BE. Në kuadër të traktatit të Lisbonës, Britania duhet të kontribuojë në fondet e BE dhe në kreditë e dhëna nga ky union, por deri tani Londra nuk e ka zbatuar këtë obligim. Londra duhet të paguajë 636 miliardë puand si kontribut për buxhetin e BE, 376 miliardë paund për pagimin e kredive të BE, 3,4 miliardë paund për financimin e Bankës Europiane për Financim dhe 1,3 miliardë paund për BQE. Pagimi i këtyre shumave do të jetë një nga çështjet që do të trajtohen gjatë negociatave për ndarjen e Britanisë nga BE.