Netanjahu hetohet për korrupsion
https://parstoday.ir/sq/news/world-i40168-netanjahu_hetohet_për_korrupsion
Prokurori i Përgjithshëm i Izraelit ka urdhëruar policinë e vendit të nisë një hetim penal për dy raste të caktuara në të cilat është i përfshirë kryeministri i regjimit të Izraelit , Benjamin Netanjahu.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 28, 2016 18:23 Europe/Tirane
  • Netanjahu hetohet për korrupsion

Prokurori i Përgjithshëm i Izraelit ka urdhëruar policinë e vendit të nisë një hetim penal për dy raste të caktuara në të cilat është i përfshirë kryeministri i regjimit të Izraelit , Benjamin Netanjahu.

Sipas kanalit 10 të televizionit izraelit, Netanjahu do të intervistohet për të dhënë dëshmi pas një hetimi nëntëmuajsh policor në dy çështje të paspecifikuara. Ndërkaq, gazeta The Times of Israel raporton se Policia është duke hetuar Netanjahun mbi dyshimet për mashtrim dhe për dhënie ryshfeti. Ministria e Drejtësisë e Izraelit nuk ka pranuar të komentojë për raportimet e mediave.