Rusia: Amerika, burim i krizës në Ukrainë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i40171-rusia_amerika_burim_i_krizës_në_ukrainë
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë shprehu habinë e Moskës për lidhjen që i bëhet bashkëpunimit ushtarak Uashington-Moskë me krizën në Ukrainë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 28, 2016 19:21 Europe/Tirane
  • Rusia: Amerika, burim i krizës në Ukrainë

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë shprehu habinë e Moskës për lidhjen që i bëhet bashkëpunimit ushtarak Uashington-Moskë me krizën në Ukrainë.

Maria Zakharova tha se bashkëpunimi ushtarak SHBA-Rusi nuk ka asnjë lidhje me konfliktin në Ukrainë. Ajo përmendi përmendi ligjin e miratuar nga presidenti amerikan Barak Obama i quajtur “ Kompetencat e mbrojtjes” me të cilin presidenti amerikan kërkon ruajtjen e kufizimit të kontakteve ushtarake mes SHBA dhe Rusisë, derisa Rusia t’i japë fund pushtimit të territorit të Ukrainës dhe të zbatojë marrëveshjen e Minskut. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë deklaroi: “Ka ardhur koha që SHBA të pranojë realitetin, kthimi i Krimesë në territorin rus dhe marrëdhëniet e tensionuara mes Rusisë dhe Ukrainës nuk janë rezultat i ‘ekspansionizmit rus’, por i grushtit të shtetit që u krye para 3 vitesh në Ukrainë, ku organizatori kryesor ishte vetë Amerika.”