Avokatët mbrojtëse të fëmijëve pa kujdestar padisin Qeverinë e Anglisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i40258-avokatët_mbrojtëse_të_fëmijëve_pa_kujdestar_padisin_qeverinë_e_anglisë
Avokatët e 63 fëmijëve emigrantë kanë ngre padi kundër Qeverisë së Anglisë për shkak të refuzimit të kërkesës së tyre për azil.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 29, 2016 09:29 Europe/Tirane
  • Avokatët mbrojtëse të fëmijëve pa kujdestar padisin Qeverinë e Anglisë

Avokatët e 63 fëmijëve emigrantë kanë ngre padi kundër Qeverisë së Anglisë për shkak të refuzimit të kërkesës së tyre për azil.

Gazeta angleze "The Guardian" në një raport të saj ka shkruar se Avokatët e 63 fëmijëve emigrantë kanë sfiduar Amber Rad, ministrin e brendshëm të Anglisë dhe kanë deklaruar se ai ka vepruar në mënyrë të paligjshme në lidhje me shqyrtimin e kërkesës për azil të këtyre fëmijëve. Kjo është hera e parë që fëmijët emigrantë ngrenë padi kundër Qeverisë së Anglisë për shkak të refuzimit të kërkesës së tyre për azil. Një grup i fëmijëve pas shkatërrimit të kampit të emigrantëve në Kale të Francës, kanë kërkuar azil në Angli, mirëpo Qeveria e këtij vendi ka refuzuar kërkesën e 28 fëmijëve, ndërsa shtatë fëmijë të tjerë po presin vendimin e Ministrisë së Brendshme të Anglisë. Gazeta angleze "Indipendent" gjithashtu javën e kaluar ka raportuar se qindra emigrantë pas disa muajve nga prishja e kampit në Kale të Francës, përsëri janë kthyer në kampe të fshehura afër këtij qyteti me shpresë për të dalë në Angli.