FAO e shqetësuar për shtimin e pasigurisë së ushqimit në Afrikë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i40261-fao_e_shqetësuar_për_shtimin_e_pasigurisë_së_ushqimit_në_afrikë
Organizata FAO ka deklaruar se pasiguria ushqimore në vendet e bririt të Afrikës është shqetësuese.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 29, 2016 13:57 Europe/Tirane
  • FAO e shqetësuar për shtimin e pasigurisë së ushqimit në Afrikë

Organizata FAO ka deklaruar se pasiguria ushqimore në vendet e bririt të Afrikës është shqetësuese.

Faqja informative "Al-Afrika" ka shkruar se organizata FAO me anë të një deklarate, ka deklaruar se vendet e bririt të Afrikës në vitin e ardhshme do të përballen me pasiguri të madhe për shkak të vazhdimit të thatësirës. Organizata FAO gjithashtu ka paralajmëruar për shtimin e rasteve të keqyshqyerje dhe mungesës së kushteve të jetës në mesin e familjeve të bujqve në Xhibuti, Eritre, Muritani dhe në Somali. Organizata FAO  në vazhdim saktësoi se vala e shpërnguljes së njerëzve në Afrikë është një faktor serioz për krijimin e pasigurisë ushqimore dhe për ta bërë më të brishtë situatën. Sipas raportit të FAO-s, aktualisht rreth 12 milionë njerëz në Etiopi dhe në Somali kanë nevojë për ndihma humanitare të menjëhershme dhe shumica e familjes në këto dy vende jetojnë me të ardhura shumë të vogla, me borxhe të mëdha dhe me mungesë të rezervave të drithërave.