Limuzina e Putinit del në shitje
https://parstoday.ir/sq/news/world-i40420-limuzina_e_putinit_del_në_shitje
Sajti gjerman i tregtimit të automobilave ‘Mobile.de” ka nxjerrë në shitje limuzinën e presidentit rus Vladimir Putin.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 30, 2016 13:35 Europe/Tirane
  • Limuzina e Putinit del në shitje

Sajti gjerman i tregtimit të automobilave ‘Mobile.de” ka nxjerrë në shitje limuzinën e presidentit rus Vladimir Putin.

Limuzina që është një Mercedes Benz i tipit S600 Pullman, është nxjerrë në shitje nga një person i quajtur Sergej Urov. Kjo makinë e blinduar është prodhuar në vitin 1995, ka kryer 25 mijë km dhe kushton 1,3 milionë $. Për shkaqe sigurie, funksionarët rusë kanë vendosur të nxjerrin në shitje automobilat e autoriteteve të larta të Rusisë dhe të projektojnë dhe prodhojnë vetë makinat e tyre. Aktualisht kompania ruse Solers në bashkëpunim me kompanitë Rus Takh dhe Rus Avto, janë duke projektuar dhe prodhuar automobilat specialë ( Cortege) për liderët e Rusisë.