Vritet ambasadori grek në Brazil
https://parstoday.ir/sq/news/world-i40423-vritet_ambasadori_grek_në_brazil
Policia e Rio de Zhaneiros ka gjetur një trup të pajetë brenda një makine të djegur, e cila ishte marrë me qira nga ambasadori grek në Brazil, Qiriakos Amiridhis.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 30, 2016 13:39 Europe/Tirane
  • Vritet ambasadori grek në Brazil

Policia e Rio de Zhaneiros ka gjetur një trup të pajetë brenda një makine të djegur, e cila ishte marrë me qira nga ambasadori grek në Brazil, Qiriakos Amiridhis.

Ministria e Jashtme greke konfirmon se trupi është i përfaqësuesit diplomatik i cili rezultonte i zhdukur prej disa ditësh. Dyshohet se ai është marrë peng dhe është ekzekutuar prej pengmarrësve, të cilët mund t’i kenë vënë flakën makinës. Hetimet vazhdojnë dhe po punohet për zbardhjen e motiveve të pengmarrjes së mundshme. 59-vjeçari ishte zhdukur prej tre ditësh pasi udhëtoi drejt Rios nga Brasilia për festimet tradicionale të Vitit të Ri në plazhin e Kopakabanas.