Trump vlerëson qëndrimin e Putin për mosdëbimin e diplomatëve amerikanë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i40474-trump_vlerëson_qëndrimin_e_putin_për_mosdëbimin_e_diplomatëve_amerikanë
Donald Trump, presidenti i zgjedhur i Amerikës, të premten e vlerësoi veprim "shumë të zgjuar" vendimin e presidentit rus Vladimir Putin, që të mos dëbojë asnjë diplomat amerikan, pasi Qeveria e Barak Obamës mori vendim për dëbimin e dhjetëra zyrtarëve rusë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 31, 2016 07:28 Europe/Tirane
  • Trump vlerëson qëndrimin e Putin për mosdëbimin e diplomatëve amerikanë

Donald Trump, presidenti i zgjedhur i Amerikës, të premten e vlerësoi veprim "shumë të zgjuar" vendimin e presidentit rus Vladimir Putin, që të mos dëbojë asnjë diplomat amerikan, pasi Qeveria e Barak Obamës mori vendim për dëbimin e dhjetëra zyrtarëve rusë.

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov kishte deklaruar të premten se mund të merren masa reciproke ndaj SHBA-ve, por Putin ka njoftuar se nuk do të merret asnjë masë derisa të marrë detyrën presidenti i ardhshëm i SHBA-ve, Trump për të parë veprimet e tij në raport me Rusinë. Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Vladimi Putin në reagim ndaj dëbimit të dhjetëra diplomatëve rusë nga Amerika, ka shprehur keqardhje se Barak Obama ka përfunduar në këtë mënyrë periudhën e tij tetë vjeçare në krye të Amerikës. Ai deklaroi se nuk do të largojë diplomatët amerikanë nga Rusia.