Turqi: Terrorizëm me rrobat e babagjyshit të Vitit të Ri
Policia turke njoftoi se elementë terroristë përgjegjës për sulmin ndaj një klubi nate në Stamboll, janë vrarë pas ndërhyrjes së policisë.
Sulmi është kryer nga tre persona të veshur me rrobat e babagjyshit të Vitit të Ri të cilët pasi janë futur në një klub nate në pjesën evropiane të Stambollit kanë vrarë të paktën 35 persona dhe plagosur 46 të tjerë. Lajmi është konfirmuar edhe nga Vasip Sahin perfekti i Stambollit. Sipas medias turke në momentin sulmit brenda klubit ndodheshin 700 persona. Në 10 dhjetorin e kaluar gjithashtu shpërthimi i dy bombave në Stamboll ka marrë jetën e 44 personave dhe plagosur me dhjetëra të tjerë. Këto sulme janë kryer në kohën kur Stambolli prej ditësh ka qenë i ruajtur nga 17 mijë trupa të policisë turke. Ditën e shtunë policia turke ka arrestuar 8 terroristë të ISIS të cilët kishin në plan të kryenin sulme terroriste në kohën e ndërrimit të viteve. Nga sulmet e ISIS në Turqi gjatë vitit 2016, kanë humbur jetën 227 persona.