Mogherini i kërkon Evropës të shkatërrojë terrorizmin
Janar 01, 2017 03:46 Europe/Tirane
Shefja e diplomacisë evropiane ka kërkuar nga vendet evropiane që të bëjnë më shumë përpjekje për të ndaluar sulmet terroriste.
Federika Mogherini, pasi shprehu ngushëllimet për viktimat e sulmit terrorist në Stamboll në natën e ndërrimit të viteve, tha se viti 2017 nisi me sulmin terrorist në Stamboll. Shefja e diplomacisë evropiane paralajmëroi mbi sulme të mundshme terroriste në vendet evropiane. Vlen të theksohet se nga sulmi në një klub nate në Stamboll, 35 persona humbën jetën dhe 40 të tjerë u plagosën.
Tags