KS i OKB mbështet vendosjen e armëpushimit në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/world-i40579-ks_i_okb_mbështet_vendosjen_e_armëpushimit_në_siri
Këshilli i Sigurimit të OKB ka miratuar projektrezolutën e paraqitur nga Rusia dhe Turqia në lidhje me armëpushimin në Siri.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 01, 2017 04:15 Europe/Tirane
  • KS i OKB mbështet vendosjen e armëpushimit në Siri

Këshilli i Sigurimit të OKB ka miratuar projektrezolutën e paraqitur nga Rusia dhe Turqia në lidhje me armëpushimin në Siri.

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se KS i OKB të shtunën në mbrëmje ka miratuar projektrezolutën e paraqitur nga Rusia dhe Turqia për vendosjen e armëpushimit në Siri dhe ka deklaruar mbështetjen e tij për ndërprerjen e luftimeve dhe për dërgimin e ndihmave humanitare për civilët në rajonet e ndryshme të Sirisë, si dhe për zhvillimin e negociatave të ardhshme në prag të Astanas, kryeqytetin e Kazakistanit rreth krizës në Siri. Sipas kësaj projektrezolute, armëpushimi në Siri përfshinë të gjitha territoret e këtij vendi me përjashtim rajonet që ndodhen nën pushtimin e dy grupeve terroriste ISIS dhe Fronti Nusra. Në lidhje me këtë Vitali Çurkin, përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në OKB, ka deklaruar: "Armëpushimi në Siri po vazhdon në formën e duhur dhe ne theksojmë se negociatat në Astana të Kazakistanit nuk janë në kundërshtim me negociatat e Gjenevës për zgjidhjen e krizës në Siri". Sipas kësaj projektrezolute, një komitet i përbashkët rus-turk në Moskë dhe në Ankara është përgjegjës për mbikëqyrjen e zbatimit të armëpushimit.