47% e amerikanëve e konsiderojnë Arabinë Saudite armike të Amerikës
Rezultati i një sondazhi të përbashkët të Huffington Post dhe institutit YGO tregon se mbi 47% e qytetarëve të Amerikës e konsiderojnë Arabinë Saudite armik të SHBA-ve.
Faqja informative Parstoday njoftoi se Arabia Saudite që nga viti 1940 konsiderohet një prej aleateve dhe miqve të afërt të Amerikës. Sipas këtij burimi, pjesëmarrësit në këtë sondazh të cilët ishin përkrahës të Donald Trump, më tepër shqetësohen nga Arabia Saudite. 59% e këtyre personave e konsiderojnë Arabinë Saudite armik të Amerikës. 36 pjesëmarrës në këtë sondazh të cilët ishin përkrahës të Klinton, e kanë quajtur Arabinë Saudite aleate dhe mike të Amerikës. Gjithashtu 38 % e pjesëmarrësve nuk i quajnë sauditët miq të Amerikës. Organizatorët e këtij sondazhi thonë se deklaratat e Donald Trump në lidhje me Arabinë Saudite kanë ushtruar ndikim mbi opinionin e amerikanëve në lidhje me sauditët. Vlen të theksohet se Trump gjatë fushatës elektorale kishte deklaruar: "Ne nuk duhet të paguajmë shpenzimet e mbështetjes ndaj një vendi siç është Arabia Saudite!"