Turqia në kërkim të autorit të sulmit në Stamboll
https://parstoday.ir/sq/news/world-i40645-turqia_në_kërkim_të_autorit_të_sulmit_në_stamboll
Policia turke është vënë në ndjekje të autorit të sulmit në klubin e natës Reina, në zonën Ortakoj të Stambollit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 01, 2017 14:22 Europe/Tirane
  • Turqia në kërkim të autorit të sulmit në Stamboll

Policia turke është vënë në ndjekje të autorit të sulmit në klubin e natës Reina, në zonën Ortakoj të Stambollit.

“Kërkimi për ‘terroristin’ po vazhdon. Policia ka nisur operacionet. Ne shpresojmë se sulmuesi do të kapet shpejt”, tha Ministri i Brendshëm turk duke shtuar se sulmuesi dyshohet të ketë vepruar i vetëm. Zyrtarët thonë se viktimat në radhët e të huajve janë qytetarë nga Izraeli, Belgjika, Libani, Jordania, Franca, Tunizia dhe Arabia Saudite. Të paktën 39 persona, në mesin e të cilëve edhe 15 të huaj,  mbetën të vrarë nga sulmi me armë gjatë festimit të ndërrimit të viteve. Nga të shtënat mbetën të plagosur dhe 69 persona të cilët po trajtohen në spital. Katër prej tyre thuhet të jenë në gjendje më të rëndë. Kryeministri turk Binali Yildirim konfirmoi gjithashtu se vrasësi nuk ishte i veshur si Santa Claus, duke kundërshtuar raportet e mëparshme. Ai shtoi se ky sulm nuk ishte i rastësishëm në një kohë që Turqia dhe Rusia kanë marrë iniciativën për vendosjen e paqes dhe sigurisë në rajon.