Gazetari turk: Amerika autore e sulmit terrorist në Stamboll
Megjithëse ende asnjë organizatë nuk e ka marrë përsipër sulmin terrorist në Stamboll, SHBA-të po fajësohen se organizuan këtë sulm terrorist.
Kështu së paku ka shkruar gazetari dhe njeriu i afërt me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, Turgay Guler. “Sulmues frikacak në Reina është Amerika”, ka shkruar në llogarinë zyrtare Guler duke pohuar se zbatuesit e këtij plani janë Amberin Zaman dhe Mehmet Ali Alabora. 39 persona kanë vdekur dhe 69 janë plagosur, pas sulmit në lokalin e natës ‘Reina’ në Stamboll të Turqisë. Gjatë ditës së sotme ishte raportuar për një paralajmërim të organeve amerikane të sigurisë se në ditët e para të 2017 mund të ketë sulme të reja në Turqi, por të cilat ishin hedhur poshtë prej zyrtarëve të SHBA-së.