Vdes një ushtar britanik në Irak
https://parstoday.ir/sq/news/world-i40810-vdes_një_ushtar_britanik_në_irak
Një ushtar britanik ka vdekur në Irak, por vdekja e tij thuhet se nuk ka ardhur si rezultat i ndonjë konfrontimi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 02, 2017 19:17 Europe/Tirane
  • Vdes një ushtar britanik në Irak

Një ushtar britanik ka vdekur në Irak, por vdekja e tij thuhet se nuk ka ardhur si rezultat i ndonjë konfrontimi.

Ushtari britanik ka vdekur gjatë trajnimeve që po bënin trupat ushtarakë për luftën kundër ISIS, ka konfirmuar Ministria e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe. Sipas autoriteteve, ushtari ka vdekur gjatë një incidenti dhe vdekja nuk ka ardhur nga ndonjë betejë. Ministria britanike e Mbrojtjes është duke hulumtuar vdekjen e ushtarit dhe kanë treguar se ai ka qenë duke shërbyer me Batalionin e dytë të regjimentit të Dukës së Lancasterit.