Arrestohet një i dyshuar si anëtar i ISIS në Gjermani
https://parstoday.ir/sq/news/world-i40831-arrestohet_një_i_dyshuar_si_anëtar_i_isis_në_gjermani
Forcat e policisë gjermane kanë arrestuar një person i dyshuar për anëtarësim në grupin terrorist takfirist ISIS.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 03, 2017 03:33 Europe/Tirane
  • Arrestohet një i dyshuar si anëtar i ISIS në Gjermani

Forcat e policisë gjermane kanë arrestuar një person i dyshuar për anëtarësim në grupin terrorist takfirist ISIS.

Një 38-vjeçar me orgjinë nga rajoni Saar në kufi me Francën është arrestuar në Gjermani. Mediat raportojnë se personi i arrestuar dyshohet se financon terrorizmin. Lajmin e konfirmon vetë policia duke deklaruar se 38 vjeçari është mbajtur në paraburgim. Nuk ka detaje të tjera lidhur me arrestimin. Personi është me origjinë nga Siria dhe në një kontakt me telegram, ai prej grupit ISIS ka kërkuar t’i dërgojë shumën prej 180 mijë euro. Policia gjermane si shkak për arrestimin e tij ka thënë se personi në fjalë ka ngjallur dyshime për kryerjen e akteve të ngjashme me sulmet e mëparshme në Gjermani, Francë, Blegjikë dhe Hollandë. 38 vjeçari i arrestuar në ka pasur lidhje me terroristët e ISIS në Raka. Prokuroria gjermane në një deklaratë të saj ka bërë të ditur se ky burrë është futur në gjermani në dhjetor të vitit 2014 dhe në vitin 2015 ka bërë kërkesën për azil. Sipas prokurorisë personi ka pohuar lidhjet me ISIS mirëpo ka mohuar ambiciet për kryerjen e akteve terroriste. Nga sulmi i 19 nëntorit në Berlin 12 persona humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën.