Shtohet numri i të papunëve në Gjermani
Janar 04, 2017 06:39 Europe/Tirane
Sipas statistikave më të fundit të agjencisë së punës në Gjermani, numri i të papunëve në vitin 2016 në krahasim me muajin nëntor të vitit të kaluar është shtuar me 36 mijë persona.
Sipas kësaj agjencie numri i të papunëve deri në fund të vitit 2016 në Gjermani është regjistruar 2 milion e 568 mijë njerëz. Niveli i papunësisë në Gjermani për momentin është 5.8%. Ndërkohë sipas një hulumtimi të universitetit Hamburg, 7.5 milion njerëz në Gjermani kanë probleme në shkrim dhe lexim.
Tags